75 Mall Live Search
12:47 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Aksident në magjistralen Podujevë-Prishtinë, lëndohet një person me biçikletë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Podujevë-Prishtinë, saktësisht tek pjesa e njohur si ‘Te Qershiat’.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person me biçikletë, raporton Indeksonline.

I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente të Podujevës nga qytetarë të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit numri i aksidenteve ishte në rënie dhe për fat të mirë nuk pati ndonjë me fatalitet./Indeksonline/