Ekskluzive: Dokumenti i dekretimit të Avdullah Hotit si kryeministër

Indeksonline ka siguruar dokumentin e dekretit të presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, për kryeministrin e ri, Avdullah Hoti.

Pas letrës së marrë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, se partie e këtij të fundit ka arritur numrat për qeverisje, Thaçi ka ndërmarr hapat finale për krijimin e qeverisë së re.
“Në ditët në vijim një qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës. Sërish në përputhje të plotë me Kushtetinë e Kosovës. Të gjithë ne, si zyrtar dhe politikan të Kosovës duhet t’i respektojmë në tërësi me këto procedura”, ka deklaruar Thaçi.