Thirrja e Limajt: Nga ky debat politik të heshtim dhe t’i presim vendimet ligjore!

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, duke komentuar zhvillimet e fundit politike, ka thënë që nga veprimet politike, sot jemi në një veprim tjetër, atë ligjor.
“Tashmë besoj këto ditë janë konsumu zhvillimet e përditshme dhe të gjithë e din atë që ka ardhë nga vetprovokimi i rrëzimit të qeverisë dhe vendimi i njërit nga partnerët që t’ia merr besimin.
Pas mocionit të suksesshëm kanë fillu hapat e tjerë politik, sot jemi në një situatë më ndryshme, pasi sot kemi pa veprime politike. Kemi kalu nga to në adresim institucional.
Veprimi politik ishte koalicioni LDK me NISMA dhe veprimi procedural është ai i presidentit duke shfrytëzu të drejtën kushtetuese dhe jemi në rrugë ligjore, pas dekretit.
Presidenti ia ka ofru dekretin, mandatarin. Pas veprimit të presidentit kemi një veprim procedural të VV-së. Nga sot gjërat kanë marrë adresim ligjor, organet e fundit ta interpretojnë, ata do ta thonë fjalën e fundit. Neve na takon tani, nga ky debat politik të heshtim dhe t’i presim vendimet ligjore”, ka thënë Limaj në Rubikon, transmeton Indeksonline.
Ai tha vendi sot ka nevojë për një qeveri stabile, që ta shërojmë klimën e cila është krijuar.
“Ka pas shkëmbin të letrave mes Mustafës dhe Thaçit. Besoj që sot Mustafa zyrtarisht me ato letra ia ka dëshmu presidentit shumicën.
Për mua personalisht është siguria, prioritetet e kësaj qeverie dhe a ka me qenë frymë ekipore, jo vetëm zotim në letra. Për të parë një frymë, për t’i realizu objektivat dhe mund të them më shumë kemi bisedu për këto tema. Një agjendë e përcaktuar qartë.
Agjenda ose prioritetet janë të njëjta pak a shumë e njohim njëri-tjetrit. Fryma ekipore varet nga kandidati për kryeministër.
Hoti, kultura politike dhe duke parë situatën e vendit nuk ka hapësirë për taktikime, duhet pjekuri që në rrethana aktuale është përgjegjësi e madhe e të parit, por edhe partisë që e ka propozu kryeministrin.
Mendoj që neve na duhet një qeveri e kryeministrit që e zbut dhe e shëron këtë situatë, një frymë konfliktuoze. Një tensionim i skajshëm, përplajse virtuale, veprime politike të cilat kanë shku duke e rëndu situatën dhe kjo atmosferë, është vështirë me punu.
Detyra e parë e një qeverie një shumice është se të tentojë ta shërojë këtë klimë, me kthy në një klimë normale.
Në politikë rivalët politik, do të ketë gjithmonë përplasje, por mos me ftu popullin me marrë pjesë në të njëjtat. Jo me thirr qytetarin me ftu në ndarje e përplasje”./Indeksonline