75 Mall Live Search
21:26 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Agim Aliu jep superlajm: ​Edhe 11 të shëruar në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu jep një superlajm.

Ai ka bërë të ditur se së fundi janë konfirmuar 11 raste të reja të të shëruarve në këtë komunë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 14.

“Fundjava me superlajm

11 të shëruar që çon në 14 numrin e ferizajasve që e mposhtën virusin COVID-19 e zero raste të reja për ditë me radhë??

Edhe pak ditë presim shërimin edhe të dhjetëra ferizajasve të infektuar e deri atëherë qëndroni në shtëpi.

Shërim të shpejt të gjithë të infektuarve!”, ka shkruar ai./Indeksonline/