Shërohen edhe 7 persona në Kamenicë, Kastrati: Edhe pak duroni

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka njoftuar se në Kamenicë janë shëruar edhe 7 persona të cilët ishin të infektuar me koronavirus.
Kështu numri total i të shëruarve arriti në 12, shkruan Indeksonline.
Kastrati bëri thirrje që të durojmë edhe pak, e pastaj i kthehemi normalitetit.
Postimi i plotë:
Lajm fantastik?
Sot edhe shtatë të shëruar plotësisht në komunën tonë. Numri i të shëruarve ka arritë në 12, ndërkaq që vazhdoni respektoni të gjitha udhëzimet dhe më e rëndësishmja #rriniNshpi ?
Edhe pak duroni, e pastaj i kthehemi normalitetit.