75 Mall Live Search
14:03 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

Policia e Kosovës vazhdon punën me orar 12 orësh

Nga 24 marsi, Policia e Kosovës ka filluar me zbatimin e orarit prej 12 orëve për  punonjësit e saj, e ky orar po vazhdon edhe më tutje të jetë në  fuqi për shkak  të situatës pandemike në vend.

Ndonëse rastet e të prekurve me Covid-19 kanë filluar të pësojnë rënie në vendin tonë,  dhe nga të gjithë po vlerësohet se situata po shkon drejtë normalitetit, kjo nuk ka ndikuar që të ketë ndonjë ndryshim në orarin e policëve kosovar.

Me fillimin e masave lehtësuese të cilat pritet të hyjnë në funksion nga 4 maji, e qe u prezantuan gjatë të enjtes nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia,  ende nuk dihet se çfarë do të ndodh me orarin e policëve tanë.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Policia e Kosovës thuhet se në vartësi të situatës dhe rrethanave do të veprojë ky institucion.

“Varësisht nga zhvillimet dhe vlerësimet operacionale, PK do të veprojë”, është përgjigja e shkurt e PK-së për IndeksOnline.

Ndryshe kjo është hera e parë që kaq gjatë Policia e Kosovës po funksionon me orar 12 orësh./IndeksOnline/