Aguero tregon që futbollistët e Premier Ligës po frikësohen që të rifillojnë sezonin

Ylli i Manchester City, Sergio Aguero ka thënë që futbollistët e Premier Ligës janë të frikësuar për një rikthim të mundshëm, pas pandemisë.
“Natyrisht lojtarët janë të frikësuar. Sidomos sepse ata kanë fëmijë, familje”, ka thënë Aguero.
Po ashtu futbollisti ka treguar që ai është i mbyllur në shtëpi me të dashurën e tij.
Disa klube përfshirë Arsenalin, Tottenhamin kanë vendosur që pjesërisht të rihapin terenin e tyre të trajnimeve./IndeksOnline/.