Mustafa: Do ta publikojmë marrëveshjen me Listën Serbe, nuk ka asnjë detyrim specifik

Kanë dal nga takimi gati tre orësh krerët e LDK-së dhe kryesia e saj, duke treguar kështu që tashmë kanë arritur marrëveshje edhe me Listën Serbe.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar se marrëveshjen me Listën Serbe do ta publikojnë dhe se brenda saj nuk ka asnjë detyrim specifik.
“Ne do ta publikojmë marrëveshjen me Listën Serbe dhe do të jetë e njohur për të gjithë opinionin dhe asnjë detyrim nuk është marrë specifik”, tha shkurt Mustafa.