75 Mall Live Search
09:09 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Turqia dërgon aeroplanin e dytë me ndihma mjekësore në Amerikë

Një aeroplan i ushtrisë turke me furnizime mjekësore zbarkoi të premtën në SHBA për herë të dytë për t’i ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Dërgesa kishte 500,000 maska ​​kirurgjikale, 4,000 rroba kirurgjikale, 2,000 litra dezinfektues, 1.500 syze, 400 maska ​​N-95 dhe 500 mburoja për fytyrën, shkruan Anadolu, njofton Klan Kosova

Ambasadori turk Serdar Kilic, u tha gazetarëve se autoritetet e SHBA mirëpritën ndihmën turke, e cila ai tha se do të jepte reflektime “pozitive” në marrëdhëniet turko-amerikane.

Përgatitur nën udhëzimet e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan, furnizimet bartnin një mesazh për amerikanët: “Pas shpresës, ka kaq shumë shpresë, dhe pas errësirës, ​​ka diellin shumë më të ndritshëm”, duke cituar fjalët e studiuesit të shekullit të 13-të, Jalaluddin Rumi.

Turqia ka ndihmuar të paktën 57 vende, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dhe mbetet ofruesi i tretë më i madh në botë i ndihmave humanitare gjatë pandemisë.

Kujtojmë se Turqia brenda një jave ka ndihmuar dy herë Amerikën pasi që edhe të marten ka dërguar një avion ushtarak me ndihma.