Del foto e parë e djalit të porsalindur të kryeministrit britanik, Boris Johnson-it

Ditë më parë e fejuara e Boris Johnson, Carrie Symonds solli në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Wilfred.
Ndërsa sot, ajo ka zbuluar fotografinë e parë të djalit të tyre.
Çifti zbuloi emrin e plotë të djalit Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, me emrin e parë një përkujtim për gjyshin e atit të z. Johnson, Osman Wilfred Kemal dhe Lawrie një referencë për gjyshin e Symonds.
Emri i mesëm Nicholas ishte shenjë respektimi për dy doktorët që i shpëtuan jetën Boristi muajin e kaluar./Indeksonline/
