Barcelona merr vendim, Coutinho dhe Dembele do të largohen por në formë shkëmbimi

Nënkryetari i Barcelonës, Jordi Cardoner ka pohuar se klubi spanjoll do të marrë pjesë në afatin e transferimeve duke bërë shkëmbime të lojtarëve.
Kjo gjë sipas tij do të bëhet pasi që pandemia ka prekur financiarisht klubin, transmeton IndeksOnline.
Po ashtu ai ka treguar se deri më tani Barcelona ka humbur më shumë se 120 milionë euro, shkaku i pezullimit.
E dy lojtarët që pritet të largohen nga Barcelona janë Dembele dhe Coutinho por nënkryetari po ashtu konfirmoi se Barcelona do të marrë në konsideratë oferta shkëmbimi për të gjithë futbollistët, përjashtuar këtu Messin dhe Ter Stegen./IndeksOnline/.