75 Mall Live Search
13:29 / E Diele, 03 Maj 2020 / indeksADMonline

​Thaçi: Anëtarësimi i FFK-së në UEFA ishte kthesë e madhe për futbollin dhe shtetin e Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar 4 vjetorin e pranimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA, duke thënë se kjo ishte pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm të kombëtares sonë në futboll në garat ndërkombëtare, e cila me talentin, energjinë, vetëbesimin dhe fitoret na magjepsi të gjithëve.

Thaçi ka shkruar në Facebook se në këtë ditë kujtojmë Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit, strategun dhe njeriun që Kosovës tërë jetën e tij i solli vetëm suksese.

“Anëtarësimi i jonë në UEFA krijoi një entuziazëm të papërshkrueshëm dhe ishte një kthesë e madhe për futbollin, popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.