Ish futbollistja lituaneze e Hajvalisë rrëfehet për të kaluarën e saj në Kosovë

KFF Hajvalia për dy vite ishte skuadra pjesëmarrëse nga Kosova në Ligën e Kampionëve për femra.
Tashmë kjo skuadër e shuar, në radhët e saja kishte edhe futbolliste nga jashtë Kosovë.
Një ndër to ishte edhe mbrojtësja nga Lituania, Ugne Simitaite.
Kjo e fundit ka rrëfyer aventurën e ‘çmendur’ të kaluar për pak muaj në Kosovë për mediumin nga Lituania, Sportas.lt.
Madje ky medium pyet futbollisten se si dreqi arritje atje (në Kosovë)?
“(Qesh për një kohë të gjatë). Kosova është vend i mirë, të cilit nuk dua t’i rikthehem më (vazhdon të qesh). Agjenti im më ka gjetur skuadrën dhe unë kisha nënshkruar një kontratë afat shkurtër”, tha fillimisht ajo.
“Nuk dua ta fshihem por u tremba si asnjëherë më parë në jetën time, kur zbrita në Prishtinë piva një gotë verë për të hequr frikën. Atje kishte çdo gjë përveç fushës, e cila kishte afër ujë të ndotur të puseve e që pija gjatë stërvitjeve dhe kjo e ‘çmende’ babin tim”.
“Pjesa më interesante është se për çdo vit kam marrë ftesë të rikthehem në kampionatin kosovar, madje edhe këtë vit unë gjithashtu mora një ofertë nga një klub i tyre. Më bëri përshtypje, por nuk pranova (buzëqesh)”.
“Gjëja më interesante atje ishte se ata nuk përdornin flamurin e tyre, por e përdornin atë të Shqipërisë, megjithëse janë e lumtur që ky vend i kishte mbijetuar luftës”, përfundoj Simitaite.