Deputeti Bajqinovci uron ditën ndërkombëtare të Zjarrfikësve, premton përkrahje

Deputeti nga radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci, në ditën ndërkombëtare të Zjarrëfikësve ka premtuar së do të përkrahen, shkruan IndeksOnline.
Ai shtoi se “Problemet kryesore që kanë zjarrfikësit e Kosovës këto 20 vite ende janë të pazgjidhura, si definimi i kompetencave në mes nivelit qendror dhe lokal, kompenzimi i ndërrimeve të natës, orët jashtë orarit, mungesa e pajisjeve, trajnimeve, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet të përkujdesët për zjarrfikësit dhe shumë probleme të pazgjidhura 20 vjet rresht”.
Bajqinovci tha se këto pengesa do të zgjidhen në të ardhmen.
Postimi:
Sot është 4 maji – Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve.
Ne u jemi falenderues zjarrfikësve të Kosovës për shërbimin e tyre ndaj vendit duke e rrezikuar jetën e tyre për sigurinë tonë.
Në të njëjtën kohë, ne do të mbështesim punën e zjarrfikësve, duke njohur peshën dhe rëndësinë e madhe që ata bartin mbi vete.
Puna vetëmohuese e zjarrfikësit gjatë 24 orëve konsiston në mbrojtjen e jetës, pronës dhe të mirave natyrore e materiale të përbashkëta.
Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve është momenti kur gjithë ne duhet të nderojmë sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për të siguruar që qytetarët dhe mjedisi të jenë sa më të sigurtë.
Problemet kryesore që kanë zjarrfikësit e Kosovës këto 20 vite ende janë të pazgjidhura, si definimi i kompetencave në mes nivelit qendror dhe lokal, kompenzimi i ndërrimeve të natës, orët jashtë orarit, mungesa e pajisjeve, trajnimeve, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet të përkujdesët për zjarrfikësit dhe shumë probleme të pazgjidhura 20 vjet rresht.
Ne do të punojmë që t’i zgjidhim këto probleme bashkë me zjarrëfikësit.
U jemi mirënjohës punës së palodhshme dhe mjaftë të rrezikshme të zjarrfikësve tanë!