75 Mall Live Search
20:21 / E Hënë, 04 Maj 2020 / indeksADMonline

Valon Zymberi i reagon Llapit: Masat e shtetit të jenë njësoj për të gjithë

Klubi Futbollistik “Llapi” konfirmoi rikthimin në seancat stërvitore, ani pse masat e lirimit të ndërmarra kishin paraparë që aktivitetet fizike të nisin në fazën e tretë.

Për këtë arsye ka reaguar zëvendës-drejtori i përgjithshëm në Klubin Futbollistik “Drita”, Valon Zymberi, i cili përmes një publikimi në llogarinë e tij ka kërkuar që masat e vendosura nga organet e rendit të vlejnë njejtë për të gjithë, ose të fillojnë përgatitjet sikurse klubet e tjera.

Zymberi, i cili njëherit është edhe drejtor sportiv në klubin gjilanas ka reaguar pasi që një gjë të tillë nuk e kanë bërë autoritetet shtetërore dhe Federata e Futbollit e Kosovës.

Ndër të tjerash ai ka shkruar që FC Drita rrespekton vendimet e institucioneve shtetërore, por ato duhet të vlejnë njësoj për të gjithë.

Më poshtë mund ta gjeni edhe reagimin e plotë të Zymberit:

“A po fillon, apo duhet të pritet ende??? Institucionet e shtetit nga sot disa prej bizneseve u kanë dhënë dritën jeshile që të fillojnë punenë me rekomandimet për tu mbrojtur nga Covid-19! Institucionet e shtetit tonë i kanë nda në 3 Faza masat lehtësuese për bizneset dhe aktivitetet e caktuara. Aktivitetet sportive, nga organet shtetërore janë parapa të fillojnë në fazën e 3-të, që i bie nga data 1 qershor 2020, kurse disa klube vetëm se e kanë komfirmuar sot fillimin e përgaditjeve, e disa flitet se kanë filluar më heret! Thuhet që masat e marra nga shteti, duhet të respektohen sepse në të kundërtën do të ketë ndëshkime rigoroze! FC DRITA është klub që i respekton vendimet e organeve shtetrore(institutit të shëndetit publik). Tash pyetja është qe ne si klub por edhe disa klube tjera që ende nuk kanë fillu me përgaditje, a me i respektu vendimet e qeverisë dhe të institutit të shëndetit publik apo me bo edhe na si dijm vet!!! Kërkoj nga FFK që në bashkpunim me organet e shtetit të na liroj edhe ne që të fillojmë fazën përgaditore ose të respektohet vendimi aktual nga të gjithë që të fillojmë në fazën e 3-të e jo tani”.