Labi: Nuk e kam sharë Albin Kurtin, as aktivistët e VV-së, këta më kanë sharë mua

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, ka thënë se nuk i ka ofenduar e as sharë aktivistët e Vetëvendosjes e as Albin Kurtin në videon që ka publikuar.
Labi ka thënë se aktivistë të VV-së e kanë sharë atë.
“Nuk e kam sharë as Albin Kurtin as VV-në. nuk e kam sha njeri të gjallë, personat mu më kanë sha, për shembull aty ka shkru; Ermal Panduri VV, edhe unë s’kam pas kohë ma me logjiku, unë lincimet nuk i lejoj vëlla”, ka thënë ai në tv Dukagjini