75 Mall Live Search
11:29 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Në kohë pandemie, largohet nga puna drejtoresha e çerdhes në Kaçanik

Drejtoresha e çerdhes së fëmijëve në Kaçanik, Elife Murseli është larguar nga puna me vendim të Komunës, konkretisht Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë.

Indeksonline mëson se ajo është shkarkuar nga detyra me 28 prill nga komisioni disiplinor, i përbërë nga tre zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Jozyrtarisht mësohet se largimi i saj u bë pasi e njëjta liroi nga detyra 2 punonjës të Kopshtit të Fëmijëve për mospërfillje të urdhrave. Po ashtu arsye tjetër është edhe një konkurs i ri.

Mësohet se Murseli për këtë rast ka njoftuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Image may contain: 1 person, smiling, sky and outdoor

Vlen të theksohet se drejtoresah e kopshtit “Agimi” disa herë është larguar dhe është kthyer përsëri në këtë post me vendime gjyqësore. /Indeksonline/