Inspekcioni në terren- Shikohen bizneset se a po i zbatojnë urdhrat e institucioneve

Drejtoria e Inspekcionit është duke u riorganizuar dhe shpërndarë të gjitha ekipet në terren, përtej punës më rotacion, transmeton IndeksOnline.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri, i cili k thënë se po inspektohen me radhë të gjitha bizneset, në mënyrë që të sigurohen se do të zbatohen vendimet dhe urdhëresat e institucioneve.