75 Mall Live Search
23:16 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Tash vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë

Sot IKSHPK ka bërë të ditur se vetëm një person ka rezultuar pozitiv me COVID19, ndërsa janë shëruar 87 persona.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tash është e rëndësishme vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë.

Ky është postimi i plotë:

Para se me flejt mos kqyrni lajme!

Para se me flejt mendone se sot e kemi marr lajmin më të mirë në dy muajt e fundit – vetëm një rast i ri në krejt Kosovën, dhe mbi 80 të shëruar.

Tash edhe vetëm ta ruajmë diciplinën dhe të mendojmë për ekonominë.

Prandaj mos u defokusoni me lajme ekskluzive. Gjumi i qetë është i rëndësishëm.

???

#rriNshpi