75 Mall Live Search
09:27 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Çantat e kësaj vere, do t’ju zbukurojnë ditën

Mund ta mohoni sa të doni, por e dimë që ju ka marrë malli të visheni bukur dhe të mbani çantën tuaj të preferuar në duar. Lajmi i mirë është që izolimi po shkon drejt fundit, prandaj duhet të bëni gati “armaturën” e verës. Çfarë çantash do mbajmë këtë sezon?

Të vogla është përgjigjia e vetme! Çantat me ngjyra, forma gjeometrike të veçanta dhe materiale nga më të ndryshmet. Edhe nëse nuk keni asnjë punë me rëndësi për të bërë jashtë, do të doni të dilni vetëm për t’i treguar botës çantën tuaj të re!

Çantat e vogla handmade janë një mrekulli!

Copat e mëndafshta të shndërruara në çantë do t’ju bëjnë të dukeni sikur vini nga një botë tjetër.