AAK i reagon Borellit: Qasja e tij për ndryshimin e kufijve destruktive për dialogun

Aleanca për Ardhmërinë Kosovës ka reaguar pas deklaratave në media se Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, ka dhëne qëndrim te tij lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve.
Reagimi i plotë:
Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Pasaktësia dhe qëndrimi tendencioz i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell, lidhur me idenë e ndryshimit të kufijve, ashtu siç është deklaruar dje në media, është e dëmshme për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe e cilësojmë si qasje destruktive në raport me rolin e tyre si lehtësues në dialogun e udhëhequr nga Amerika për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë.
Secila përpjekje për të na rikthyer në një proces të paqartë, të pakornizuar në kohë, dhe pa parime dialoguese, do të jetë kundërproduktive, dhe do të refuzohet fuqishëm nga Kosova dhe populli i saj sikurse në të kaluarën. Të cilët janë të përcaktuar për Kosovën në kufijtë e pavarësisë së 17 shkurtit 2008, ashtu siç na ka njohur shumica absolute e shteteve perëndimore demokratike, në krye me ShBA-në, thuhet në reagimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.