Boateng hakmerret ndaj Messit pesë vite pas turpërimit

Ylli i Bayern Munich, Jerome Boateng, e ka respektuar këtë fjalë të urtë dhe ka marrë hakmarrjen e tij ndaj Leo Messit, i cili e turpëroi më 6 majin e 2015-ës në Champions League.
Një moment që ka bërë xhiron e botës, me Pleshtin që ka ulur në tokë gjermanin dhe ka dërguar topin në rrjetë.
Bota e internetit nuk harron dhe pas 5 vitesh ka kujtuar magjinë e argjentinasit, gjë që nuk është pëlqyer nga lojtari i Bayern Munich, i cili ka postuar një fotografi të atij momenti në Twitter, duke shtuar:
“Ja ku e keni, diçka për të qeshur në këto ditë të vështirë. Unë do të marr kokoshkat dhe do të shikoj finalen e Kupës së Botës të 2014-ës”.
Për ata që mund të mos e dinë, ajo finale është fituar nga Gjermania e Boateng, që ka mundur 1-0 Argjentinën e Leo Messit.
Here you go – something to laugh these tough days. I’ll get some popcorn meanwhile ? … and watch World Cup final 2014 afterwards ? pic.twitter.com/Gf2SXmjqLr
— Jerome Boateng (@JB17Official) May 6, 2020