IKShPK: Bëni kujdes sepse akoma ekziston rreziku i përhapjes së COVID-19

Nga data 4 maj, institucionet e shëndetësisë në Kosovë filluan me zbutjen e masave të ndërmarra kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.
Por qytetarët filluan menjëherë me dalje të shumta, të cilat mund të rezultojnë me ndonjë valë kthimi të këtij virusi, e që do të rrezikonte vendin edhe më tepër.
Nga Institutit i Shëndetësisë Publike në Kosovë është bërë thirrje që të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave.
Tutje nga IKShPK u tha se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve e të këtij institute dhe ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Indeksonline.
Qytetarët u këshilluan që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike, të vendosen maska që të ketë kujdes të shtuar deri ën shuarjen e këtij virusi.
Postimi i plotë:
Të vazhdojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtja e maskave!
Të nderuar qytetarë!
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbani distancën fizike dhe mbani maska nē vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ!PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
AKOMA NUK KA KALUAR RREZIKU, ANDAJ:
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!