Reshitaj: Me vendim të Qeverisë 154 persona janë liruar para kohe nga Qendra e Studentëve

Anëtarë të komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë.
Kryetarja e këtij komisioni Albena Reshitaj, tha se 154 persona me vendim të Qeverisë para kohe janë larguar nga Qendra e Studentëve.
Në qendër kanë qëndruar edhe anëtarë të komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.