75 Mall Live Search
16:49 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Pas lehtësimit të masave, prishtinasit s’ka kush që i ndal

Rrugët e Prishtinës janë të mbushura gjatë kësaj të premte plotë me vetura e qytetarë.

Çdo gjë duket sikur t’i ishte kthyer normaliteti, ani pse ende vendi po përballet me pandeminë globale Covid-19 dhe sot është shënuar vdekja e 28 në Kosovë i infektuar nga ky virus.

Ndërsa gjatë ditës ka pasur kërkesa të shumta nga institucionet shëndetësore që të vazhdohet me kujdes të shtuar edhe mëtej dhe të ruhet distanca fizike mes njëri tjetrit.

IndeksOnline ju sjell pamje.