75 Mall Live Search
22:34 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Mozzik kap milionëshin e parë me “Lass mal”, ende pa u bërë 24 orë

Edhe një tjetër këngë e Mozzik po kthehet në hit vetëm pak orë pas publikimit.

Reperi i njohur kosovar ka lansuar këngën e re në gjuhën gjermane “Lass mal” pas mesnatës së 8 majit.

Ndërsa kur nuk janë bërë ende 24 orë që nga publikimi kënga ka arritur në shifrën e 1 milion klikimeve në kanalin zyrtar në Youtube.

Duke u ndjerë falënderuese për këtë reperi i lumtur ka ndarë lajmin me adhuruesit në Instagram.

Ndërkohë që Mozzik shumë shpejt pritet të sjell këngë të reja në gjuhën shqipe./Indeksonline/