75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Fansi me fat mund të pozon për koleksionin Savage X Fenty të Rihanna-s

Rihanna  dëshiron një fytyrë të freskët për linjën e saj të brendshme Fenty.

Rihanna dhe marka e saj Fenty prezantuan koleksionin e fundit të të brendshmeve: Savage X Summer. Fushata u prezantua përmes fotografive me ngjyra neon dhe peizazheve me ngjyra.

Të gjitha fotot janë realizuar në shtëpitë e modeleve në bashkëpunim me artistin Rafatoon. Çfarë e bën akoma më interesante koleksionin është fakti se mund të bëheni edhe ju pjesë.

Rihanna, që preferon të promovojë talente të pazbuluar, vendosi që njerëzit mund të pozojnë për Savage X Summer.

Savage do të zhvillojë një konkurs ku çdokush mund të paraqesë fotot e veta me linjën e të brendshmeve. Konkursi do të zgjasë deri në korrik dhe të përzgjedhurit do të fotografohen në FaceTime.

Kjo vjen menjëherë pasi Fondacioni Clara Lionel dhuroi së bashku me Jack Dorsey për një donacion prej 3.2 milion milion dollarësh për përpjekjet e ndihmës COVID-19 në qytetet Flint dhe Detroit, Michigan.

Rihanna dhe Jack më parë kanë dhuruar një total prej 4.2 milionë dollarësh për të krijuar një fond urgjence për të përfituar drejtpërdrejt nga ata në situata të dhunës në familje gjatë urdhrave të qëndrimit në shtëpi në Los Angeles.  

Ata gjithashtu bashkuan forcat me Fondacionin JAY-Z’s Shaën Carter për të dhuruar më shumë se 6 milionë dollarë për të filluar një fond lehtësimi COVID-19 për ata që ishin në popullsi të margjinalizuar.