75 Mall Live Search
13:32 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi/Aktori shqiptar takon prindërit pas një kohe të gjatë

Duke iu përmbajtur masave strikte që u vendosën për parandalimin e pandemisë Covid-19, Shqipëria pas disa javësh izolimi ka filluar me lirimin e këtyre masave.

Tashmë qytetarët atje po lëvizin lirshëm duke u kujdesur që të kenë masa mbrojtëse me vete, dhe më në fund temperaturat e larta që kanë filluar të mbizotërojnë po mund t’i shijojnë në natyrë dhe t’i takojnë më të dashurit.

Aktori i njohur shqiptar, Jul Deda sot ka takuar dy prindërit e tij pas një kohe të gjatë dhe ka ndarë një fotografi në Instagram përkrah tyre.

“Na kishte marre malli me u taku..!”, ka shkruar aktori sipër fotos./Indeksonline/

View this post on Instagram

Na kishte marre malli me u taku..! ❤

A post shared by Julian Deda (@juldeda) on