Butrint Imeri del për shëtitje, por përdor masat mbrojtëse

Butrint Imeri ka vendosur që këtë vikend ta kaloj në natyrë duke shijuar bukuritë natyrore dhe temperaturat e ngrohta që po mbizotërojnë.
Por, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun nuk ka lënë anash respektimin e masave parandaluese ndaj Covid-19.

Butrinti ka publikuar disa imazhe të ndryshme ku në disa prej tyre shihet me maskë të vendosur në fytyrë madje edhe gjatë vozitjes në makinë.

Ndërkohë rikujtojmë që kënga e fundit e Butrintit është bashkëpunimi me Ermal Fejzullahu “Për një dashuri”./Indeksonline/



