75 Mall Live Search
21:02 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Emma Stone ndez thashethemet se ajo është martuar fshehurazi

Emma Stone ka “ngjallur zëra” se ajo është martuar fshehurazi me të fejuarin e saj Dave McCary.

Emma u fejua me Dave në dhjetor të vitit 2019, dhe thuhej se ata do të anulonin planet për martesën në mars, për shkak të koronavirusit.

Këtë javë, ajo zëvendësoi unazën e saj të fejesës me një unazë të thjeshtë ari, teksa bisedoi me Reese Witherspoon në shfaqjen Hello Sunshine.

emma stone

Kështu fansat filluan të “cicëronin” në Twitter.

“Emma Stone është e martuar”, “Emma Stone u martua, OMG jam kaq e lumtur për të”, ishin disa nga shkrimet e tyre./Indeksonline/

View this post on Instagram

?

A post shared by @ davemccary on