Lajmi i fundit: Dy raste të reja me koronavirus, Bundesliga në dyshim

Skuadra gjermane Dynamo Dresden ka marrë një lajm jo të mirë pas testimeve për koronavirus.
Kjo pasi që dy futbollist të kësaj skuadre rezultuan pozitiv për koronavirus, transmeton IndeksOnline.
Kurse javën e ardhshme pritet që të rifilloj Bundesliga dhe Bundesliga 2, në këtë të fundën merr pjesë edhe skuadra me këto dy raste të reja pozitive me covid-19.
Pas këtij lajmi e tërë skuadra gjermane është futur në izolim për dy javë, andaj ndeshja që pritej të luhej në javën e ardhshme është në dyshim./IndeksOnline/.