75 Mall Live Search
22:33 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

9 të infektuar me COVID-19 sot në Gjilan, por qytetarët s’i ndalin daljet!

Nga 14 rastet e konfirmuara sonte si të prekur me koronavirus, nëntë janë nga komuna e Gjilanit.

Por pavarësisht rrezikut të madh që vazhdon të jetë prezent sa i përket përhapjes së COVID-19, gjilanasit nuk po i pengon asgjë që të bëjnë ‘tollovi’ qytetin.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se sonte në qytetin e Gjilanit pati qarkullim të madh të qytetarëve, por edhe të veturave duke e bërë kështu situatën edhe më të rrezikshme.

Institucionet përgjegjëse në vend kanë vazhduar që të këshillojnë qytetarët që të mos dalin pa nevojë jashtë orarit të përcaktuar dhe që të vazhdojnë t’u përmbahen masave të ndërmarra për parandalimin e kësaj pandemie.

Tashmë numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë është 884, 655 të shëruar dhe 28 viktima.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar nga institucionet angazhim të shtuar për mbajtjen e rendit gjatë ditëve të ardhshme, që mund të jenë me rrezik të lartë për kthimin e numrit të madh të të infektuarve./Indeksonline/