75 Mall Live Search
08:40 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Reali i jep ultimatum Arsenalit për Aubameyangin

Sipas Mirror, Real Madrid i ka dhënë një ultimatum Arsenal-it për të marrë një vendim në lidhje me Pierre-Emerick Aubameyang.

Kontrata e sulmuesit me Arsenal skadon në vitin 2021 dhe gjigantët spanjollë janë të interesuar ta blejnë.

Për këtë arsye klubi i Florentino Perez i ka kërkuar drejtuesve të Topçinjve të japin një përgjigje brenda 15 qershorit.

Arsenal-i do të duhet të vendosë nëse ta shesë futbollistin apo ta mbajë në ekip deri në momentin që do t’i skadojë kontrata.

Real Madrid mund të përfshijë në këtë operacion kartonin e Ceballos, i cili është i huazuar te londinezët.