75 Mall Live Search
15:06 / E Hënë, 11 Maj 2020 / indeksADMonline

Kevin Hart dhe Eniko në pritje të fëmijës së katërt, bëjnë të ditur gjininë

Komediani i njohur botërisht, Kevin Hart dhe gruaja e tij, Eniko Parrish, kanë bërë të ditur se janë në pritje të një vajze ndërsa festuan Ditën e Nënës.

Dyshja në mars të këtij viti kishin njoftuar ndjekësit se ata po prisnin një fëmijë, por pa e treguar gjininë, shkruan Daily Mail.

Një gjë të tillë e bëri të ditur 40-vjeçari në rrjetin social Instagram, ku shihej i lumtur nga lajmi që mori.

“Jemi të gëzuar për ardhjen e vajzës sonë. Zoti është i i mrekullueshëm… Ne jemi të bekuar që ju kemi në jetën tonë. E tëra që mund të them është faleminderit”, ka shkruar ai.

Hart dhe Eriko tashmë kanë dy fëmijë, Kenzo dhe Heaven, ndërsa Hendrix është fëmija që aktori e ka me ish-gruan Torrei Hart.