75 Mall Live Search
16:08 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Tovërlani: Mos vazhdimi i kampionatit do t’i shkatërroj futbollistët

Futbolli kosovar po vazhdon të jetë i pezulluar si shkak i pandemisë së koronavirusit tashmë e dy muaj.

Por për fatin e kampionatit do të vendoset sot pas mbledhjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe MRKS-së.

Federata e Futbollit të Kosovës është ende në pritje të përgjigjes për lejen nga autoritetet për të nisur futbollin, teksa ende nuk ka ndonjë datë zyrtare.

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, i cili e drejton Feronikelin, në një intervistë në Radio Prishtina, ka thënë se kjo pandemi nuk është aspak e lehtë për sportistët.

Do të jetë shumë e vështirë, në fakt ne të gjitha klubet iu kemi dhënë futbollistëve punë individuale, por kjo është e vështirë. Të ishte kaq e lehtë, këtë do ta bënin të gjithë. Futbollistët kanë humbur mjaft, sidomos fizikisht. Ata janë në pritje të vendimeve për vazhdimin e futbollit”, u shpreh Tovërlani.

Në qoftë se nuk vazhdon edicioni aktual, do të ishte një pauzë e gjatë dhe një humbje e madhe, pasi kur do të riktheheshim në stërvitje, do të ishte e vështirë të riktheheshim në formën e duhur. Jemi të varur nga vendimet e Ministrisë dhe IKSHP-së, dhe disa klube që po insistojnë të mos vazhdojë kampioni, gjë për të cilën unë mendoj se do të ishte e padrejtë”, tregon më tej ‘Toki’.

Tutje, ish-trajneri i FC Prishtinës dhe Ferizajt ka thënë se edhe pse nuk i ka bërë analizat, e ka pasur koronavirusin, por që e ka kaluar tashmë.