75 Mall Live Search
20:57 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Victoria Beckham tregon se po i mungon djali i madh Brooklyn!

Kreatorja mezi pret ribashkimin me djalin e madh.

Tani Victoria është e izoluar me burrin e saj David Beckham dhe tre nga katër fëmijët e tyre në rezidencën 6 milionëshe në Cotswolds pas shpërthimit të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Dhe ajo dëshmoi se familja vjen e para pasi shënoi ‘Ditën Ndërkombëtare të Nënës’ duke ndarë një foto me fëmijët e saj; Brooklyn, Romeo, Cruz, dhe Harper.

Victoria, 46 vjeçare, shprehu urimet e saja për nënat mbarë botën, ndërsa pranoi se po i mungon djali i saj i madh i cili vazhdon të karantinohet me të dashurën Nicola Peltz në New York.