Në konvikte, të riatdhesuarve po u shërbehet qumësht i prodhuar nga Maqedonia

Qendra e Studentëve në Prishtinë, ka disa javë që me vendim të Ministrisë në detyrë të Shëndetësisë është shndërruar në karantinë, për personat e ardhur nga jashtë.
Një qytetar në llogarinë e tij Facebook, ka publikuar një sasi të disa paketimeve të qumështit, prodhim ky maqedon që sipas tij po u servohet personave që janë të izoluar në konvikte.
Ai shkruan se si në një vend të tillë që është nën kontrollin e vet Qeverisë në krye me Kurtin, po shërbehen prodhime të huaja e jo ato vendore.
“Nji person popullist që merr kamerat dhe blen dy produkte vendore per te mashtruar te tjerët per konsumim vendor ndersa në anen tjeter ka hap karantinen vetem per te konsumuar prodhimet e huaja pa i favorizuar prodhimet tona ku ne Kosov jan mbi 30 qumshtore me.produkte te shkelqyera ndersa ne konvikt qeveria ne shujtat e vet ka ver qumesht nga vendet e tjera
turp turp turp”, shkruan ai./Indeksonline
