Tensionohet situata në Mal të Zi/ Nis arrestimi i popave serbë në Nikshiq
 
				Peshkopi Joanikije dhe shtatë priftërinj të Kishës Ortodokse Serbe u dërguan në komisariat, raportojn mediat malazeze.
Peshkopi Joanikije aktualisht është në komisariat me shtatë priftërinj të tjerë, ku ata po japin deklarata me rastin e liturgjisë së sotme në Nikshiq. Një numër i madh i serbëve u mblodhën para ndërtesës së stacionit policor.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                