Ed Sheeran u jep leksione online fëmijëve, si t’i realizojnë këngët e tij në kitarë

Ed Sheeran ka ndarë mësime për fëmijët në kitarë.
Shkak i pandemisë dhe mbylljes së shkollave, këngëtari Ed Sheeran ka vendosur që t’i mësojë fëmijët që të luajnë disa nga hitet e tij me kitarë, shkruajnë mediat e huaja.
Në mënyrë virtuale Ed iu përgjigj pyetjeve dhe i mësoi fëmijët të luanin disa nga meloditë e këngëve të tij më të popullarizuara, njëra ndër to edhe ajo “Perfect”.

Madje “The Sun” ka bërë të ditur, se këngëtari ka shfrytëzuar aplikaconin “Zoom” për të bërë këtë paraqitje.
“Në thelb nuk isha shumë i zgjuar në shkollë mendoja se isha idiot për një kohë shumë të gjatë. Unë nuk mund të bëj matematikë, shkencë dhe anglisht, dhe më është thënë që të jesh i suksesshëm në jetë duhej të bëje ato gjëra. Unë kam dashur të luaj muzikë, kjo është ajo që më ka bërë më të lumtur”, është shprehur ndër të tjera ai.