Hiqen shiritat që ndalonin qarkullimin në sheshet e Prishtinës

Komuna e Prishtinës dhe shumë qytete në Kosovë, para disa jave kanë marrë vendim që të mbyllin qarkullimin në sheshe si masë parandaluese për t’u mbrojtur nga pandemia COVID-19.
Por sot, nga sheshet e kryeqytetit vërehet se shiratat që ndalonin qarkullimin e lëvizjes janë larguar dhe qytetarët po lejohen të kalojnë në të
Nuk dihet ende nëse është marrë një vendim i ri për të lejuar lëvizjen e qytetarëve nëpër sheshe.