Pas dy vitesh, Jorge Nava lirohet nga burgu, shfaqet për herë të parë në publik

Jorge Nava është një njeri i lirë pasi kaloi dy vjet pas hekurave për posedimin e marijuanës.
Ylli 30-vjeçar i “90 day fiancé” ndau foton e tij të parë në Instagram pas lirimit nga burgu.

Nava u pa i vetëm, pasi u nda nga bashkëshortja e tij Anfisa Arkhipchenko muajin e kaluar, ndërsa po përgatitej për lirimin e tij.
“Qielli është kufiri ’, përshkroi fotografinë duke I bashkangjitur një emoji lutjeje dhe hashtag #liria.
Ai kishte veshur një bluzë të thjeshtë dhe të bardhë Izod Lacoste dhe xhinse, ndërsa mbështetej në makinën e tij.

Ai filloj ta vuante dënimin me burg në shtator 2018 në Kompleksin e Burgjeve Shtetëror të Arizonës.
Gjatë dënimit, ai filloi të marrë formë dhe të përqëndrohet në palestër, duke zbuluar pamjen e tij drastike në prill.

Ai i tha In Touch se ai humbi kilogramët e tepërt përmes një kombinimi të një diete të përshtatshme dhe stërvitje./Indeksonline/