COVID-19/ Rreth 100 mjekë e infermierë serbë hyjnë në Kosovë

Dhjetëra vetura me rreth 100 mjekë e infermierë nga Serbia kanë hyrë sot në Kosovë përmes pikës kufitare në Merdare.
Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar në këtë pikë kufitare për më shumë se gjashtë orë ku ka parë nga afër grupe të mjekëve serbë që kanë hyrë në territorin e Kosovës.

Sipas institucioneve kosovare, ardhja e tyre bëhet më marrëveshje dhe se të njëjtit qëndrojnë këtu vetëm për ta monituruar situatën me COVID-19 në qytetet e banuara me serbë.

Personeli kufitar ka verifikuar dokumentacionin e secilit prej tyre para se ata të futeshin brenda Kosovës me automjete private e zyrtare.

Ata do të zëvendësojnë kolegët e tyre të cilët kanë ardhur në grup para disa ditëve. Pjesa më e madhe e tyre si destinacion ka Graçanicën, por edhe komunat tjera të banuara me serbë./IndeksOnline/
