75 Mall Live Search
20:17 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Haaland injoron zërat për Real Madrid

Erling Haaland deklaroi se ai nuk shqetësohet aspak nga zërat që e lidhin atë me një transferim të mundshëm tek Real Madrid.

Senzacioni norvegjez u transferua tek Borussia Dortmund vetëm gjatë këtij janari mirëpo qysh tani po përflitet shumë një largim i tij i mundshëm nga Bundesliga në drejtim të kryeqytetit spanjoll.

Mirëpo dy muajt e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar kjo pasi kriza ekonomike që është shkaktuar nga COVID-19 ja ka vështirësuar punët edhe Real Madridit për të transferuar sulmuesin më të kërkuar për momentin. /IndeksOnline/