75 Mall Live Search
23:25 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Ministria dhe FFK dhe KOK merren vesh, por veç me u taku prapë

Sonte në orët e mbrëmjes është mbajtur takimi në mes të FFK-së, KOK-ut dhe Ministrisë së Shëndetësisë për rifillimin e garave.

Por edhe pas takimit disa orësh palët nuk janë marrë vesh për atë që janë mbledhur, shkruan Indeksonline.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, palët janë marrë vesh vetëm për tu takuar përsëri.

Pas takimit te ministrit te Shëndetësisë Arben Vitia me krerët e FFK-se dhe kryetarin e KOK-ut Besim Hasani, ne lidhje me lejimin e zhvillimit te futbollit ne Kosove, palët nuk kane arritur ndonjë marrëveshje por kane marre vendim qe te takohen prap për te gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Sadiku.

Nuk ka ende ndonjë datë konkrete kur mund të fillojnë garat sportive në Kosovë. /IndeksOnline/