Testohen gratë dhe fëmijët në strehimoren e Gjakovës, rezultojnë negativë
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/05/usa-1536x1024-1.jpg)
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka kryer 29 teste për gratë, fëmijët dhe stafin e strehimores “Shtëpia e Sigurt” në Gjakovë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë në testimin për Covid-19.
Drejtoresha e kësaj strehimoreje, Erblina Dinarama, falënderoi Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre.
Ajo tha se stafi i strehimores mbetet i përkushtuar që të ndihmojë dhe ofrojë shërbime të gjitha grave dhe vajzave të cilat përjetojnë dhunë.