Kurti viziton Klinikën Infektive: Të mos e humbim ndeshjen në 10 minutat e fundit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia.
Ata qëndruan në Klinikën Infektive ku po trajtohen personat e prekur me koronavirus, shkruan IndeksOnline.
Kurti ftoj përsëri qytetarët që të i respketojnë vendimet e Qeverisë për të ruajtur shëndetin.
“Ne bashkëbiseduam me profesorët, me mjekët me infermierët për sfidat që I kanë por njëkohësisht edhe për t’ua dhënë mbështetjen tonë si Qeveri në detyrë në mënyrë që mos ta humbin ndjeshjen në 10 minutat e fundit kur fitoren e kemi shumë afër. Vetëm kur jemi bashkë do të fitojmë.
Do të jemi bashkë atëherë kur ndihmojmë njëri tjetrin dhe respektojmë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe udhëzimet e IKSHPK-së.
I ftojmë të gjithë qytetarët që në mënyrë regoroze të I respektojnë të gjitha masat që i kemi bërë publike përditë.
Ne jemi si Qeveri në detyrë në konsultime ditore me ekspertë të Harëadit që po e ndjekin në kohë reale menagjimin e pandemisë në Kosovë dhe kemi mbështetjen e tyre falas.
Në dy ditët e fundit kemi dicka brengosëse për shkak se numri i të infektuarve e ka kaluar numrin e të shëruarve”, tha ai./IndeksOnline/