Dreshaj tregon se po punohet edhe në një projekt në Istog, i përkrahur nga Qeveria Haradinaj

Gani Dreshaj vazhdon të jetë mirënjohës ndaj Qeverisë Haradinaj për ndihmën e dhënë ndaj projekteve të Komunës së Istogut. Dreshaj ka njoftuar se kanë nisur punimet për zëvendësimin e gypave të azbestit, me paratë e ndara një vit më parë nga Qeveria Haradinaj. “Është bërë një vit nga koha kur qeverisja e kaluar kishte aprovuar kërkesën për zëvendësimin e gypave të ujësjellësit nga azbesti.
Banorët e Banjës dhe fshatrave përreth kishin ngritur këtë shqetësim të cilin ia kisha përcjellur kryeministrit Haradinaj, i cili asnjëherë nuk ka ngurruar të ndihmojë Istogun me projekte konkrete.
Mjetet e ndara janë duke u implementuar nga Hidrodrini dhe shpejt banorët do të sigurohen me kualitetin e ujit të pijes.
Qeverisja e kaluar kishte ndarë mjete edhe për zonën e Mbivadës në Istog.
Faleminderit kryeministër Haradinaj që Istogun e harruar për 20 vite e riktheve në hartën e ivestimeve dhe projekteve” shkruan Haradinaj në njoftim./Indeksonline/