“Suus” e Rona Nishliut vjen në version remix

Ndonëse ka vite që kur mori pjesë në Eurovision, kënga “Suus” e interpretuar nga Rona Nishliu vazhdon të dëgjohet.
Ndërsa, tani pas kaq shumë vitesh kjo këngë ka ardhur në një version më ndryshe se asnjëherë më parë.
Kompozitori i “Suus”, Florent Boshnjaku ka sjellur remix-in e këngës në një zhanër më ndryshe.
Kujtojmë që “Suus” e renditi Shqipërinë në vendin e pestë në Eurovision, dhe mban primatin sa i përket radhitjes së shtetit shqiptarë në festivalin Evropian./Indeksonline/