75 Mall Live Search
17:44 / E Enjte, 14 Maj 2020 / indeksADMonline

Deputetët e LDK-së “gati për aksion”

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë gati për aksion.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi postoi një fotografi ku shihen deputetët e LDK-së, ndërsa ai njofton se janë gati për aksion, shkruan Indeksonline.

“Gati per aksion…! GPLDK”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Gashi mëherët ka thënë se ende nuk kanë vendosur përfundimisht për emrat e ministrave nga kjo parti.

Gashi ka thënë se sapo të kenë leje për të krijuar Qeverinë, do t’i bëjnë publik edhe emrat e ministrave.

Sipas tij, LDK-ja do t’i publikojë marrëveshjet me të gjitha partitë sapo të del Kushtetuesja me vendim./Indeksonline//