Një nga restorantet e KFC-së, duke shërbyer ushqim brenda

Tash e dy muaj qytetarët e vendit tonë, ashtu si edhe në pjesën më të madhe të botës po ballafaqohen me pandeminë COVID19.
IKSHPK dhe insitucionet gjegjëse, vazhdimisht po bëjnë apel që të qëndrohet në shtëpi, madje masat e vendosura janë ende në fuqi, pavarësisht se më 4 maj ato u lehtësuan si për lëvizje të lirë të qytetarëve, por edhe në disa biznese.
Por, që vazhdimisht po bëhet apel që mos të qëndrohet në turma, ku policia shpesh edhe po ndërmerr veprime.
E, pavarësisht kësaj, dikush po del kundër këtyre vendimeve.
Një nga restaurantet e brendit KFC, që ndodhet tek rrethi i rrugës për Lipjan, në orët e mbrëmjes së sotme, duket se ka thyer rregullat.
Indeksonline sjellë pamje, ku shihen disa persona brenda restaurantit duke ngrënë ushqim, një gjë kjo rreptësisht e ndaluar.
Të njëjtat biznese lejohen vetëm të dërgojnë porosi, por jo dhe të shërbejnë brenda./Indeksonline

